VENDIMI I KOMISIONIT
Drita dënohet më shumë se Gjilani
2 March, 2017 @12:42
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur sot dënimet për skuadrat e Anamoravës, Gjilani e Drita, që kanë qenë në procedurë discilinore për shkak të sjelljeve të tifozëve të tyre.
Kështu, Vendimi i KD-së është që Gjilani të gjobitet me 800 euro, ndërsa Drita 1 mijë euro.
Në arsyetim të KD-së shkruan:
“KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të inicuara nga ana e Komisionit të Garave për lëshime (fyerje, sharje në kor e tifozerisë së klubit “Skifterat“ drejtuar tifozerisë së klubit rival “Intelektualëve“, ndezje e flakadanëve dhe hudhje e tyre) në ndeshjen e javës së: XVIII të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilkan ( raportet e zyrtarëve dhe materiali shtesë )
DËNOHET: Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore ne ni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
—-
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime ( fyerje dhe sharje në kor nga tifozeria e klubit të Dritës “ Intelektualet “ drejtuar tifozerisë së klubit rival “ Skifterave “ ) gjatë ndeshjës së javës së ; XVIII-të të Valasuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( rapoprtet e zyrtarëve të ndeshjes );
DËNOHET: Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
Të dyja skuadrat kanë të drejtë ankese në këtë Vendim të Komisionit të shkallës së parë, duke e parashtruar atë deri në tetë ditë nga dita e publikimit.