EURO U-19 FINALJA
Gjermania fiton edhe europianin
31 July, 2014 @21:19
Pas titullit të Botës në futboll, Gjermania ka treguar se është potencial numër një i futbollit europian dhe se dominimin i tyre në futboll do të mund të vazhdojë shumë lehtë.
Kjo pasi që sot Panzerët e rinj kanë arritur të fitojnë titullin e Europës U-19 duke e mposhtur në finale Portugalinë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për ekipin e udhëhequr nga trajneri Marcus Sorg e ka shënuar Hany Mukhtar në minutën e 39-të të takimit, derisa portugezët kanë regjistruar finalen e dytë me radhë të humbur në europianin e të rinjëve.