Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 1-0 DRITA

Gjilani feston në derbi

Pamje nga derbi i sotëm

Gjilani feston në derbi


25 November, 2021 @15:21

Një gol ka qenë i mjaftueshëm për të përcaktuar fatin e derbit të madh të Anamoravës, derbit më të zjarrtë në Kosovë ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.

Futbollistët e drejtuar nga Ismet Munishi kanë fituar për herë të dytë këtë stinor derbin anamoravas dhe kështu kanë krijuar distancë në krye të renditjes, duke ikur tash një pikë nga përcjellësi i parë i tyre - e që sot u bë Ballkani.

Gjilani vs Drita

Gjilani mposhti Dritën me golin e mesfushorit të dalluar të tyre Albert Dabiqaj, që shënoi me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes për 1-0, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, Gjilani 1-0 Drita [Albert Dabiqaj 47].

TABELA AKTUALE

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë nuk ka pasur shumë lojë, derisa janë regjistruar gjysmëraste për secilën palë. Por me të nisur pjesa e dytë dhe me të ardhur goli i Gjilanit atëherë ndeshja u ndez, ndërsa pas ndërrimeve të Ardian Nuhiut Drita u bë më kërkuese për të shënuar.

Gjilani vs Drita

E rasti ideal i tyre shkoi huq, kur Marko Simonovski (79) nuk u gjend mirë pranë portës së Enea Koliçit.

Deri në fund, as pas gjashtë minutave shtesë goli nuk erdhi, me Gjilanin më të koncentruar e Dritën në kërkim, për fund të ndeshjes dhe humbjes së pozitës së dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga