DUKAGJINI - GJILANI
Gjilani “fuqishëm” në Klinë, nuk dorëzohet për titull
29 February, 2020 @14:51
Fitore për Gjilanin në takimin e luajtur në Klinë sot. Tomislav Busiç dhe përforcimet nga Shqipëria sot ishin më meritorët që Gjilani e fitoi me lehtësi takimin, duke dhënë shenja të qarta që nuk është dorëzuar për titullin kampion.
Skuadra nga Anamorava arriti ta mposhtë me rezultat 0-4 skuadrën nga Klina, për t’ia dhënë kësaj të fundit edhe një goditje në drejtim të Ligës së Parë.
Tomislav Busiç me gol në minutën e 2’ ia dha epërsinë gjilanasve, ndërsa i njëjti lojtar asistoi te Sebino Plaku në minutën e 25’ të ndeshjes, e ky i fundit realizoi për 0-2, për t’ia dhënë kështu Gjilanit rehatinë në minutat e mbetura të ndeshjes.
Në vazhdim, Gjilani e gjeti edhe dy herë golin. Fillimisht ishte Franc Veliu ai që shënoi për 0-3 në minutën e 79’ të ndeshjes, kurse 10 minuta më vonë Gerhard Progni shënoi për rezultatin përfundimtar 0-4.
Me Dukagjinin që po shkon drejt Ligës ts Parë gjithnjë e më tepër, Gjilani me këtë fitore i afrohet kreut.