Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 0-0 GJILANI

Gjilani humb kreun në “Merdarë”, terreni fajtor për lojën

Gjilani humb kreun në “Merdarë”, terreni fajtor për lojën


28 November, 2021 @15:46

Gjilani nuk është më lider i Superligës, pasi që nuk ka arritur më shumë sesa një barazim ndaj Llapit në formë.

Barazimi i skuadrave në një ndeshje pa shumë raste, për shkak të terrenit tejet të rënduar për lojë në Merdarë, ka bërë që skuadrat të ndahen pa gola sot, 0-0, ndërsa edhe numri i rasteve ishte i paktë.

Gjilani provoi më shumë të luajë me krosime, pasi që topi rrokullisej vështirë, por s’arritën të krijonin më shumë sesa disa goditje nga larg.

TABELA AKTUALE

Njëjtë edhe te Llapi, Drilon Fazliu rrezikoi njëherë nga distanca (87) ndërsa në pjesë të parë kanë pasur mundësi që të gjinden më mirë në një tollovi “lloqi” në zonë për të shënuar, por reagoi mirë mbrojtja e Gjilanit (35) për të pastruar gjithçka.

Barazimi i Gjilanit sot dhe fitorja e Ballkanit në përballjen tjetër, ka bërë lider këta të fundit në renditje. Ndërsa Llapi është për momentin i treti në renditje, me 5 pikë më pak se lideri.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga