FERIZAJ - GJILANI

Gjilani kthehet me 3 pikë në shtëpi
24 August, 2019 @19:13
Dy nga gjuajtja e lirë, dhe një gol të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes, bënë që Gjilani të kthehet në shtëpi me pikët e plota.
Para përfundimit të pjesës së parë, Flojart Jonuzi realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë, kurse me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, edhe Gerhard Progni shënoi nga gjuajtja e lirë.
Më pas, Progni në minutën e fundit të ndeshjes, harkoi në zonën e Ferizajit, derisa me kokë shënoi Tomislav Busiç për 3-0.
Pas humbjes në xhiron e parë, Gjilani e regjistroi fitoren e parë të stinorit dhe u ngrit në pozitën e pestë aktualisht, kurse Ferizaji pas 2 xhirove mbetet me 3 pikë.
Gjilani në xhiron e ardhshme pret Vushtrrinë, kurse Ferizaji luan me Flamurtarin.