LIGA E PARË

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Gjilani, Liria e Llapi - barazohen në krye
8 November, 2014 @19:57
Me fitoret e Lirisë dhe Gjilanit sot, kreu i tabelës në Ligë të Parë është barazuar tërëisht.
Lufta për ekipet që synojnë Superligën nuk do të përfundojë me kaq, pasi që nëse nesër fiton Flamurtari, atëherë edhe ai do të arrijë shifrën e pikëve të njejta me Gjilanin, Llapin dhe Lirinë - që do të bëj edhe më interesante luftën për Superligë.
Liria ka mposhtur sot në Prizren Ballkanin e Suharekës me rezultat 4-1, ku dy gola i shënoi Fitim Krusha dhe nga një Liridon Fetahaj e Qëndrim Gashi.
Gjilani mposhti Vllazninë e Pozharanit, derisa barazimi i Llapit si vendas ndaj Fushë Kosovës i konvenoi të gjithëve.
Flamurtari nesër luan me Dukagjinin në Klinë për të kërkuar barazimin me pikë, me ekipet e përmendura më lartë të kreut të tabelës.
TABELA AKTUALE, TOP 4:
1 | Gjilani | 28 pikë | ||
2 | Llapi | 28 pikë | ||
3 | Liria | 28 pikë | ||
4 | KEK | 25 pikë |