BARCELONA

Suarez asiston për fitore
8 November, 2014 @18:02
Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e parë në La Liga në tre xhirot e fundit.
Ata kanë mposhtur sot me vështirësi Almerian modeste dhe për këtë është dashur ndihma e yllit të fundit të transferuar, Luis Suarez.
Uruguajani prej se u fut në lojë si zëvendësues ka asistuar dy herë për bashkëlojtarët e tij, Neymar dhe Jordi Alba, që shënuan në 15 minutat e fundit të takimit për fitore në Juegos Mediterraneos sot.
Almeria doli e para në epërsi në saje të një kundërsulmi të shpejtë kur kongolezi Thievy Bifouma vrapoi pas mbrojtjes për të shënuar golin e epërsisë për vendasit.
Almeria në 5 ndeshjet e fundit të saja ka humbur 4 duele.