BAVARIA

Muller hat-trick, Shaqiri gol - Bayern, pa probleme
8 November, 2014 @17:28
Bayern Munchen ka vazhduar me formën e shkëlqyer në Bundesligë. Ekipi i Pep Guardiolas ka mposhtur sot si mysafir Eintrachtin e Frankfurtit me rezultat të thellë 4-0.
Thomas Muller ka shënuar hat-trick në fitoren e radhës të Bayernit, derisa golin e fundit të skuadrës e ka shënuar Xherdan Shaqiri, që hyri në minutën e 76-të të ndeshjes në vend të Frankc Riberysë.
Goli i Shaqirit, ka qenë i parë këtë stinor për të në Bundesligë, derisa Muller shënoi hat-trickun e parë të stinorit.
Kjo ka qenë fitorja e tetë e bavarezëve në kampionat dhe tashmë duken të pakapshëm në elitën gjermane të futbollit. Derisa Eintracht vazhdon serinë mizore prej 5 disfatave me radhë.