CHELSEA

Vazhdojnë pa humbje, Costa kthehet me gol
8 November, 2014 @15:37
Ashtu siç e përshkroi edhe komentuesi anglez i ndeshjes Liverpool-Chelsea, për tifozët e Liverpoolit ndeshjet derbi dhe kur kërkohet më së shumti fitorja - janë bërë zhgënjim i rregulltë për tifozët.
Përkundër se ia nisën mirë ndeshjes, kur Emre Can shënoi golin, pas një devijimi të topit nga Garry Cahill, Liverpool nuk arriti të bëj më shumë në ndeshje ndaj liderit të pamposhtur.
Ka qenë pikërisht Cahill që ka barazuar për Chelsean, derisa pas një gabimi të mbrojtjes Diego Costa (i rikthyer pas lëndimit) shënoi golin e fitores dhe të dhjetin të tij në Premier League - për tu barazuar në krye të golashënuesve me Sergio Agueron e Manchester Cityt.
Chelsea i Jose Mourinhos tash ka 7 pikë më shumë se skuadra e renditur në vend të dytë të tabelës, Southampton, derisa të tjerët janë edhe më larg.