KISHNICË

Hajvalia i kthehet fitoreve me supergol
8 November, 2014 @14:57
Skuadra e Sunaj Keçit ka arritur t’i kthehet fitoreve në Superligë pas gjashtë xhirove pa to.
Hajvalia i është kthyer fitores sot duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat identik, sikurse muaj më parë në Gjakovë, 1-0.
Golin e vetëm, por jashtëzakonisht të bukur, e shënoi mbrojtësi i krahut, Liridon Leci, i cili ka goditur nga gjuajtja e lirë prej mbi 30 metrave për të qëlluar rrjetën e gjakovarëve.
Me këtë gol të Lecit, Hajvalia ka arritur të kërcejë në vend të dytë të tabelës përkohësisht deri sa të luhen të gjitha ndeshjet tjera të xhiros.
E në anën tjetër, kërkesa për revash e Vëllaznimit ndaj Hajvalisë shkoi huq, pasi që lojtarët e saj nuk arritën të realizojnë asnjë rast.
Hajvalia i shkon Trepçës në Mitrovicë xhiron që vjen, derisa Vëllaznimi do të pres Istogun në Gjakovë.