BARCELONA NË DILEMË

Përherë i lënduari Vermaelen
7 November, 2014 @21:32
Skuadra e Barcelonës ka rënë në telashe me transferimin e të lënduarit, Thomas Vermaelen nga Arsenali.
Lëndimi i tij në kofshë të këmbës nuk po shërohet assesi dhe tanimë ata kanë vendosur që të fusin lojtarin në operacion për të konstatuar rrënjën e lëndimit dhe arsyen e moskëndelljes së tij.
Sipas raportimit të ditores sportive spanjolle, AS, historia e lëndimeve të mbrojtësit belg daton që nga viti 2009 dhe prej atëherë ai ka kaluar më shumë se 400 ditë jashtë fushave duke u lënduar 24 herë, lehtë e rëndë.