MAN UTD

Rojo, 6 javë jashtë fushave
7 November, 2014 @20:54
Mbrojtëi argjentinas i Manchester Unitedit, Marcos Rojo, do të mungojë vetëm 6 javë për ekipin e tij.
Njoftimin e ka dhënë vetë trajneri i Djajve të Kuq, Louis Van Gaal sot.
“Krahu i Marcosit është lënduar, por jo si u frikësuam në fillim. Nuk i duhet operimi, që do të thotë se ai do të jetë i gatshëm për ekipin, pas 6 javëve,” ka thënë holandezi që morri drejtimin e Manchester Unitedit këtë stinor në konferencë për shtyp para ndeshjes së fundajvës ndaj Crystal Palace-it.
Rojo, që erdhi në Old Trafford pas lojërave të mira të treguara në “Brazili 2014” me Argjentinën, u lëndua në fundjavën e shkuar në derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt, ndeshje kjo që ekipi i tij e humbi.
Në rast të operimit, Rojo do të mund të mungonte deri në 3 muaj për ekipin e tij.