PARTNERËT E DIKURSHËM

Inzaghi me porosi për Del Pieron
7 November, 2014 @21:22
Dikur tandem shkatërres te Juventusi, pastaj rival në fushë, miq e shumë më tepër… Sot Filippo Inzaghi, trajner i Milanit, derisa Alessandro Del Piero përflitet se mund të merr rrugën e trajnerllëkut.
Në konferencën e sotme për shtyp të Milanit para ndeshjes së fundajvës ndaj Sampdorias, SuperPippos i është kërkuar edhe t’i urojë ditëlindjen e 40-të të ish partnerit të tij, Alessandro Del Piero.
“Ia uroj ditëlindjen. Më vjen mirë që ai ende luan futboll. Gjithmonë është ndjenjë e mirë t’i kujtosh kohërat e mira. Do t’i porosisja që të mendojë dy herë para se të shkojë rrugës së trajnerëve… Nuk është aspak e lehtë!” ka thënë në fund Inzaghi duke qeshur në konferencën për shtyp.
Del Piero të dielën mbush 40 vjet, derisa Inzaghi pas drejtimit të pionierëve të Milanit, ka marrë drejtimin e ekipit të parë këtë stinor.