FRANKFURT

Roshi vendos me gol
7 November, 2014 @22:43
Frankfurt ka arritur të shënojë fitore në mysafirllëkun e sotëm te Aaleni.
Golin e vetëm dhe të vlefshëm për tre pikë për ekipin gjerman e shënoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Odise Roshi (23 vjeç), i cili u fut në pjesë të dytë të ndeshjes për të ndërruar kahjen e lojës në Scholz Arena.
Kjo ka qenë fitorja e tretë e Frankfurtit në 5 xhirot e fundit, derisa Roshi që ka qenë i lënduar, është kthyer me gol te ekipi i tij - që është një lajm i mirë edhe për kuqezinjtë para miqësoreve të vëshitira ndaj Francës e Italisë.
Në 5 minutat e fundit të takimit për Frankfurtin luajti edhe sulmuesi kuqezi Edmond Kapllani, ndërsa 80 minuta për ekipin vendas të Aalenit u djersit edhe mesfushori Jurgen Gjasula.
Frankfurt gjendet tash në pozitën e 13-të të Bundesliga 2, derisa Aaleni i Gjasulës është në fund të tabelës, i 18-ti.
Video
Goli i Odise Roshit
Ky ka qenë goli i parë i Odise Roshit këtë stinor për Frankfurtin, që i solli fitore ekipit të tij në Bundesliga 2.