Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Gjilani ndahet miqësisht me Strugën

Gjilani ndahet miqësisht me Strugën


18 January, 2021 @18:26

Skuadra e Superligës së Kosovës, Gjilani, sot ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Durrës, ku po qëndron këto ditë në kuadër të fazës përgatitore për gjysmëstinorin e dytë.

Gjilanasit në përballjen e sotme u ndeshën me skuadrën e fortë nga Maqedonia e Veriut, Struga, duke u ndarë miqësisht me rezultat të barabartë 3-3.

Për Gjilanin realizuan Bushiq (40’) në pjesën e parë dhe Progni (52’ 90’) dy herë në pjesën e dytë të takimit, në anën tjetër për Strugën golashënues ishin Flamur Tairi, Dejan Cvetanoski dhe Emir Skenderi.

Takimi u shfrytëzua në maksimum nga kryetrajneri i Gjilanit, Bylbyil Sokoli, i cili sot inkuadroi të gjithë futbollistët e tij në këtë ndeshje, duke përfshirë edhe Ardin Dallkun, Qëndrim Dautaj dhe Drin Govori, të cilët gjenden në fazën testuese.

Gjilani nesër do ta zhvillojë ndeshjen tjetër kontrolluese në Durrës, ku kësaj radhe do ta ketë përballë skuadrën e Drenicës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga