FAZA PËRGATITORE

Konfirmohet përballja e skuadrave të Superligës në Durrës
18 January, 2021 @16:46
Dy skuadrat nga Superliga e Kosovës të cilat po kalojnë fazën përgatitore në bregdetin shqiptar, në Durrës, do të jenë përballë njëra tjetrës në ndeshjen kontrolluese.
Fjala është për Gjilanin dhe Drenicën, që do të përballen të martën më 19 janar.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Olympic Park” në Durrës, duke filluar nga ora 15:00.