FINALJA E SUPERKUPËS SPANJOLLE

Përmbyset Barcelona, supergoli i Inakit sjell trofeun për Bilbaon
17 January, 2021 @23:37
Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams, ka shënuar një super-gol në vazhdime, për t’ia dhënë fitoren Athletic Bilbaos në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës për fitoren 3-2 [DeMarcos 42, Villalibre 90, Williams 93 - Griezmann 40, 77].
Gëzim i madh ka ardhur për baskët me fishkëllimën e fundit të referit të ndeshjes, derisa trajneri i tyre Marcelino ka arritur një sukses të madh me ekipin, që fitoi trofeun e parë të vitit.
Barcelona në fakt ka qenë dy herë në epërsi në këtë ndeshje, 1-0 dhe 2-1, por baskët asnjëherë s’u dorëzuan, duke çuar së pari ndeshjen në vazhdime, e më vonë edhe duke marrë fitoren.