Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Gjilani shkarkon Munishin!

Gjilani shkarkon Munishin!


25 April, 2022 @12:27

Radioja lokale gjilanase, Radio Star, ka bërë të ditur se Gjilani dhe Ismet Munishi kanë ndarë rrugët, ndërsa shpejt pritet të dilet edhe me komunikatë zyrtare nga klubi.

Gjilani, që i besoi Munishit lojtarët me përvojë dhe ndër më të paguarit në Superligë këtë edicion, nuk arriti t’ia del luftës me Ballkanin për titull të kampionit dhe sikurse edhe në stinorin e kaluar, pak para fundit të stinorit - largojnë trajnerin!

Humbja e djeshme nga Dukagjini në Klinë, ishte kapak!

TABELA AKTUALE

Skuadra e Gjilanit me Munishin ka arritur numrin më të vogël të humbjeve në Superligë (3), mirëpo numri i barazimeve qe më i madhi në ligë (13) që i la pas ata në luftë për titull, aktualisht nëntë pikë larg liderit.

Kujtojmë, Gjilani gjithashtu në shumicën e ndeshjeve shpëtoi me fitore ose me pikë falë saktësisë së kapitenit Gerhard Progni nga gjuajtjet e lira!


 
Të gjitha lajmet nga