ZYRTARE
Gjilani transferon sulmuesin e Llapit
5 January, 2020 @12:35
Vitin e ri skuadra e Gjilanit e ka filluar duke e zyrtarizuar një përforcim.
Bëhet fjalë për futbollistin Sebino Plaku, emër i njohur në futbollin shqiptar. Plaku njoftohet të ketë nënshkruar marrëveshje me klubin anamoravas deri në fund të këtij sezoni, me lajmin që u bë i ditur nga klubi i Gjilanit.
Tiranasi Plaku, karrierën futbollistike e kishte filluar me Partizanin e Tiranës, ndërkohë përveç skuadrave të ndryshme shqiptare, ai gjatë karrierës ka luajtur edhe në ligat e Polonisë e Norvegjisë.
Së fundi, sulmuesi 34-vjeçar ishte pjesë e Llapit, skuadër me të cilën shënoi 2 gola në vjeshtë, ndërsa që nga pranvera ai do ta ndihmojë Gjilanin në luftën për titullin kampion.