DEKLARATA PAS SHORTIT

Foto: FSHF
Gjimshiti: Luftojmë për secilën pikë!
20 December, 2021 @14:39
Mbrojtësi më në formë i reprezentacionit të Shqipërisë në futboll, Berat Gjimshiti, në një prononcim të tijin për faqen zyrtare të Federatës ka thënë se Shqipëria do të luftojë për secilën pikë në grupin e vështirë të Ligës së Kombeve.
Shqipëria si e promovuar në Ligën B do të ndeshet me Islandën, Rusinë e Izraelin në këtë grup.
“Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”, – ka thënë ai.
Kujtojmë, Shqipëria kishte dalë fituese e Grupit 4 në Ligën C të Kombeve në edicionin e kaluar duke lënë pas Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin për të kaluar në Ligën B të Kombeve këtë edicion.