MEDIA TALK

Gjykata pezullon nga detyra kreun e FSHF-së
Teksti: PanoramaSport & A2 News
28 February, 2022 @15:56
Armand Duka ka të pezulluar detyrën e kryetarit të FSHF-së. Kështu bëjnë të ditur mediat tiranase sot, pasi që Gjykata e Tiranës ka marrë këtë vendim.
Sipas Vendimit, që është botuar në mediat nga Shqipëria thuhet:
Vendimi:
1. Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
2. Pranimin e kërkesës
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
3. Pranimin e kërkesës.
-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Asambleja e FSHF u pezullua nga Gjykata për shkak të hetimeve të nisura për manipulime me zgjedhjet, duke vendosur shtyrjen e tyre deri në hetimin e plotë të çështjes.
Në anën tjetër, nga FSHF ende nuk është dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë rast që po pohohet në mediat e atjeshme.