Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERËT KRYESORË

Gjyqtarët kryesorë të xhiros XXV në Ligë të Parë

Gjyqtarët kryesorë të xhiros XXV në Ligë të Parë


30 April, 2022 @0:09

Në Ligën e Parë si në Grupin A ashtu edhe në atë B, fituesit janë përcaktuar, derisa Trepça’89 dhe Ferizaji nga grupet e tyre përkatësisht kanë siguruar elitën për edicionin 2022/23.

Në xhiron XXV pritet të konfirmohet ndeshja Liria-Vushtrria në barazh për hapin e parë drejt Superligës, ndërsa duelet tjera në Grupin A të Ligës së Parë pritet të tregojnë se cila skuadër do të rrezikohet më shumë për rënie, pasi që lufta për mbijetesë është shumë e përzier.

Ndërkaq në Grupin B të Ligës së Parë mund të befasojë forma e mirë e Vitisë, që ka shënuar fitore në xhirot e fundit dhe po shfaq shenja mbijetese në xhirot vendimtare. Mbetet të shihet si do të kalojnë nesër, para se të konfirmohet gjithcka në këtë grup, pasi që këtu Vushtrria është e sigurt në barazh.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË



Gjyqtarët kryesorë të ndeshjeve të xhiros XXV:

Liga e Parë, GRUPI A
30 prill 2022, ora 15:00

Vëllaznimi-Besa, Granit Pacolli;
Trepça-Phoenix, Tefik Maloku;
Istogu-Liria, Valon Abazi;
A&N-Trepça’89, Egzon Dakaj;
Rahoveci-Drenasi, Visar Kastrati.

Liga e Parë, GRUPI B
30 prill 2022, ora 15:00

2 Korriku - Vitia, Dylot Brahimi;
Arbëria - Ramiz Sadiku, Petrit Rama;
Fushë Kosova - Vushtrria, Ersen Janovali;
Flamurtari - Ferizaji, Granit Gashi;
Kika - Vllaznia, Përparim Jakupi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë