VUSHTRRI
Goditja e Namanit, 3 pikë
23 August, 2015 @18:58
Edhepse ish kampioni i Kosovës, Vushtrria, ka dominuar në pjesë më të madhe të lojës, ata në fund janë ndarë kokëulur para publikut të vetë në Ferki Aliu të Vushtrrisë duke u mposhtur nga i rikthyeri në Superligë, Llapi.
Hamdi Namani ka ekzekutuar një goditje të lirë që ka shërbyer për tre pikë ekipin e tij, që u drejtua sot nga trajneri Fetah Veliu.
Tre pikë të mëdha për Llapin këto në fillim të stinorit të parë në Superligë pas rikthimit të tyre, pas 10 viteve mungesë aty.
SHIKO TABELËN AKTUALE