URIM STATOVCI NDËRRON AMBIENT GJATË DIMRIT

Golashënuesi i Vushtrrisë rikthehet te Ulpiana!
3 January, 2023 @14:41
Përmes një njoftimi të lëshuar pak më parë, skuadra e Ligës së Parë Grupi B, Ulpiana, ka bërë të ditur se ka arritur marrëvshje me sulmuesin e dalluar të Ligës së Parë, Urim Statovci!
Statovci që ka qenë edhe më parë pjesë e Ulpianës, gjatë pjesës vjeshtore të stinorit ka luajtur për Vushtrrinë, duke shënuar disa gola vendimtarë për ekipin e drejtuar nga Alban Dragusha.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Ulpiana është 1 pikë mbi Vushtrrinë në renditjen tabelare të Ligës së Parë Grupi B, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, ku lipjanasit e drejtuar nga Emin Bajrami kanë 27 pikë!
Sipas njoftimit të ekipit nga Lipjani, Statovci ka nënshkruar me ekipin e Ulpianës kontratë që e mbanë atë aty deri në fund të stinorit 2022/23 me mundësi vazhdimi edhe për një gjysmë-stinor tjetër.