PERO PEJIC
Golashënuesi më i mirë dhe titulli kampion
7 November, 2016 @9:51
Me të marrë lidershipin e Kategorisë Superiore, Kukësi, i cili po kalon ditë të mira me sulmuesin veteran kroat Pero Pejic, duket se po ngrit ambiciet.
Së paku kështu ka thënë Pejic për mikrofonat e mediave pas fitores ndaj Vllaznisë së Shkodrës dje, ku shënoi dy herë.
“Unë dua titullin kampion sepse për atë jam këtu, por në qoftë se marr edhe Këpucën e Artë është një plus për mua. Kampionati nuk ka mbaruar sot, jemi në vend të parë, por ka edhe shumë punë për në rrugë drejt titullit,” ka thënë Pejic.
Kukësi ka 20 pikë dhe gjendet në krye të tabelës, derisa Skënderbeu është i dyti me po aq pikë.