PARA DUELIT NDAJ IZRAELIT
Llullaku përsëri ftohet nga De Biasi
7 November, 2016 @9:33
Forma e mirë e sulmuesit, Azdren Llullaku, që po luan në elitën rumune për Gaz Metanin, nuk po kalon pa u vlerësuar nga trajneri italian i kombëtares, Gianni De Biasi.
Llullaku është ftuar përsëri nga De Biasi, kësaj radhe për ndeshje ndaj Izraelit që luhet këtë të shtunë.
Kurse vetë De Biasi ende nuk e ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë sfidë.
Sulmuesi 28 vjeçar i lindur në Istog është duke përjetuar ditë të mira në Rumani, ku ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje për ekipin e tij aktualisht dhe është lider i golashënuesve në elitën rumune.