FENERBAHÇE
Van Persie lëndon kapakun e syrit!
7 November, 2016 @9:30
Ylli holandez i Fenerbahçes, Robin Van Persie, dje në ndeshjen e xhiros X në Superligën turke kundër Akhisar Belediyesi, u lëndua në sy.
Në një duel me mbrojtësit e Akhisarit, Van Persie-t iu shqye kapaku i syrit të majtë dhe u detyrua që të largohet nga ndeshja.
Pas kontrollimeve mjekësore, është njoftuar se gjendja e Van Persiet nuk është kritike dhe pas një pushimi një javor mund t’i kthehet skuadrës dhe mund të luaj në derbin kundër Galatasarayit që do të zhvillohet pas dy javëve.
Në këtë ndeshje Van Persie para se të lëndohej kishte shënuar gol, derisa Fenerbahçe e mposhti kundërshtarin me rezultat 3-1, për ta regjistruar fitoren e tretë me radhë në Superligën turke.