Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KRESH UKA

Golashënuesi më i mirë i Drenicës, te Prishtina

Foto: prishtinafc.com

Golashënuesi më i mirë i Drenicës, te Prishtina


5 June, 2019 @16:54

Golashënuesi më i mirë i Drenicës në Superligë në stinorin që e lamë pas, Kreshnik Uka, është zyrtarizuar sot si përforcim i ri i nënkampiones së Kosovës, Prishtina.

Uka 24 vjeç ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin bardhekaltër nga kryeqyteti, ndërsa do të ketë mundësi të garojë në Europa Ligë me ekipin e tij të ri tashmë.

”Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaqë dëshirë te më ketë mua në gjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve.
Në këtë ditë të rëndësishme për karrierën time, dua të falënderoj gjithë ata që më janë gjendur në krah dhe më kanë ndihmuar në rrugën time të sportit, duke filluar nga familja që janë mbështetja më e madhja, klubin tim të fëmijërisë KF Drenica, gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët,”
ka thënë Uka për faqen zyrtare të klubit të rij sot.

Uka përveç golave, është dalluar edhe me 4 asistime në Superligë, ndërsa ka premtuar se do të jep maksimumin për ekipin e tij të ri.

Ditë më parë Prishtina vazhdoi kontratat e Diar Miftarajt dhe Ahmet Halitit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga