LUIGI FERRARIS
Goleada i takon Romës, kërcënohet Napoli
2 May, 2016 @20:52
Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Luigi Ferraris’, skuadra nga kryeqyteti nuk u dorëzua deri në fund dhe arriti që të largohet nga Genoa me 3 pikë të fituara. Takimi nisi mirë për skuadrën e Spalletit me epërsinë që u krijua përmes egjiptianit Mohamed Salah, mirëpo Genoa arriti që të shënonte dy herë dhe epërsinë e krijuar e mbajti deri në 15 minutat e fundit të takimit.
Megjithatë romakët nuk u dorëzuan dhe me golat e legjendarit Francesco Totti nga gjuajtja e lirë dhe sulmuesit El Shaarawy, ata arritën që të merrnin 3 pikë shumë të rëndësishme në luftë për pozitën e dytë, pozitë e cila dërgon direkt në Champions League sezonin e ardhshëm. Me Napolin që ndeshjen e vet e luan më vonë, Roma momentalisht mban vendin e dytë.
Francesco Totti Goal Genoa 2-2 Roma Serie A by football-live123