Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 2-3 MALISHEVA

Goleada në Skenderaj i takon Malishevës, e treta radhazi

Goleada në Skenderaj i takon Malishevës, e treta radhazi


13 March, 2022 @17:37

Duke shtuar përvojë në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, Malisheva veçse ka nisur t’ia sheh frytet.

Tashmë ka ardhur edhe fitorja e tretë me radhë në Superligë, derisa në tri ndeshjet e fundit nxënësit e Arsim Thaçit kanë marrë nëntë pikë të mundshme.

Sot, Drenica Bajram Aliu u mposht nga Malisheva në goleadë 2-3 [Genc Hamiti 22, Armend Abazi 53 - Agron Bruqi 18, Hasan Hyseni 45+1, Agon Xhaka 72].

Dy herë mysafirët kishin epërsinë në ndedshje, ndërsa vendasit e drejtuar nga Tahir Lushtaku, dy herë barazuan.

TABELA AKTUALE

Kurse pas golit të Agon Xhakës, që u asistua nga Agron Bruqi, Drenica nuk arriti të rikthehet në rezultat, edhe pse golashënuesi më i mirë i skuadrës, Kreshnik Uka pati një goditje të mirë nga distanca - që u ndalë nga portieri Flamur Gashi i Malishevës.

Kështu, Malisheva është ngritur mbi Drenicën në renditje tabelare ku tri skuadra kanë pikë të njëjta.

Në anën tjetër, Drenica duket e qetë pas formës së mirë që ka kapur - nëse nuk llogaritet ndeshja e sotme.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga