Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PHOENIX 2-3 ISTOGU

Goleadë në pjesë të parë, Istogu mposhtë Phoenixin

Goleadë në pjesë të parë, Istogu mposhtë Phoenixin


7 May, 2022 @18:00

Istogu ka shënuar fitoren e fundit si mysafir në Ligë të Parë Grupi A këtë stinor, duke luajtur në terrenin e vetë, ndaj Phoenixit!

Futbollistët e Bekim Shotanit kanë arritur që të kthehen në lojë pas golit të hershëm të Phoenixit me kapitetin e tyre Enis Miranaj, për të mbyllur pjesën e parë me 2-2, ndërsa në fund ka qenë Faton Neziri që i ka sjellë fitoren troftave për përfundimtaren, Phoenix 2-3 Istogu [Enis Miranaj 2, Fatty 34 - Halifa Kujabi 7, Qëndrim Jahaj 32p., Faton Neziri 77].

TABELA AKTUALE

Të dyja skuadrat nuk kanë pasur brenga mbijetese, as nuk kanë qenë në lojë për barazh, prandaj ndeshja ka kaluar në frymë miqësore me raste të konkretizuara dhe me lojë të mirë.

Në xhiron e fundit të stinorit, Istogu pret Vëllaznimin, ndërsa Phoenix udhëton në Prizren për tu ndeshur me A&N.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë