KURTISHAJ
Goleadori i vërshuar nga ofertat
18 June, 2015 @18:16
Sulmuesi 21 vjeçar i Trepçës’89, Blerand Kurtishaj, i cili ka qenë golashënues më i mirë i stinorit të kaluar në Superligë të Kosovës me 16 gola të shënuara është vërshuar nga ofertat e klubeve të Superligës.
Ai ka bërë të ditur se ka tre oferta të cilat është duke i shqyrtuar për momentin, ndërsa ka bërë të ditur se njëra nga ‘to është nga Prishtina, shkruan GazetaOlle sot.
Kurtishaj, këtë stinor e përfundoi në vend të tretë të golashënuesve më të mirë të Superligës, duke shënuar 12 gola - të gjitha nga loja.
TOP GOLASHËNUESIT E STINORIT 2014/15