SWE - ARG

REUTERS/Leo Sellen/Scanpix
Goli në fund, nuk mjaftoi
6 February, 2013 @22:41
Argjentina ka kaluar me sukses provën kundër përfaqësueses së Suedisë, pasi shënoi fitore me rezultat 3-2.
Takimi filloi siç është më së miri për latino-amerikanët, ndërsa për këtë u përkujdes mbrojtësi suedez, Mikael Lustig, i cili shënoi në portën e gabuar në minutën e tretë të ndeshjes. Rezultati u barazua në 1-1 me golin e Jonas Olsson, ndërsa më pas Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain shënuan duke e dyfishuar epërsinë e argjentinasve.
Ndërsa rezultati final 3-2 u përcaktua në minutën e pestë të lojës shtesë kur Rasmus Elm shënoi për ta ngushtuar disavantazhin e ekipit të tij.
REZULTATI
1 | Suedia - Argjentina | 2-3 |