GOL

REUTERS
Ibraimi gol për Maqedoninë
6 February, 2013 @21:30
Kombëtarja e Maqedonisë ka fituar një fitore të lehtë në dukje ndaj Danimarkës, 3-0, e cila ka qenë pjesëmarrëse e europianit të vitit të kaluar.
Dy shqiptarë janë paraqitur sonte për 90 minuta për fanellën maqedonase, derisa Agim Ibraimi që luan për Mariborin ka shënuar gol.
Shqiptari tjetër që ka qenë për 90 minuta në fushë është Muhamed Demiri që vesh fanellën e Thunit. Edhe mesfushori Demiri, sikurse sulmuesi Ibraimi kanë qenë për 90 minutat e plota në fushë.