MIQËSORE

REUTERS/Suzanne Plunkett
Ademi debuton për Kroacinë
6 February, 2013 @18:21
Futbollisti me prejardhje shqiptare Arijan Ademi ka luajtur 20 minuta për Kroacinë në ndeshjen që përfaqësuesja e udhëhequr nga Igor Stimac demoloi Korenë Jugore.
Kroacia dhe Korea Jugore kishin vendosur që ndeshjen ta zhvillojnë në Craven Cottage të Londrës, aty ku fundjavëve të Premier League-së luan Fulham.
Arijan Ademi ka hyrë si zëvendësimi i fundit i Igor Stimacit në ndeshje, mirëpo ka pasur një paraqitje solide - derisa Kroacia ka demoluar Korenë Jugore 4-0.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e tij me përfaqësuesen seniore të Kroacisë për 21 vjeçarin e Dinamo Zagrebit.
REZULTATI:
1 | Korea Jugore - Kroacia 0-4 | (Mandzukic 32, Srna 40, Jelavic 57, Petric 85) |