SERIE A

Saha në Lazio!
6 February, 2013 @16:45
Françezi 34 vjeçar, që kohën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Premier League të Anglisë, Louis Saha, është edhe zyrtarisht lojtar i ri i Lazios.
Saha, ka nënshkruar kontratë me biancocelestët deri në fund të këtij stinori dhe do t’i merr 500 mijë euro neto.
Lazio ka reaguar menjëherë për të zëvendësuar sulmuesin e lënduar Miroslav Klose. Lazio gjindet në pozitën e tretë të Serie A dhe shpreson të kalojë në Ligën e Kampionëve stinorin tjetër.