AFRIKA '13

REUTERS/Rogan Ward
Nigeria në finale
6 February, 2013 @17:58
Nigeria ka dërrmuar Malin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës në ndeshjen e sapo përfunduar duke i mposhtur bindshëm 4-1.
Nigerisë i ka ecur gjithçka sot ndaj kundërshtarit duke shënuar për 20 minuta lojë tre gola në pjesën e parë dhe faktikisht ndeshja kishte përcaktuar finalistin që në 45 minutëshin e parë.
Seydou Keita i dëshpëruar, në anën tjetër, nuk mundte të bënte më shumë përballë një gjenerate të re dhe energjike të Nigerisë. Kështu Nigeria u bë finalisti i parë i Afrikës.
FAKTE: Nigeria për herë të fundit në finale të Kupës së Kombeve ka qenë në vitin 2000, kur është mposhtur nga Kameruni në finale.
HISTORI: Nigeria për herë të fundit Kupën e Kombeve e ka fituar në vitin 1994, me gjeneratën e artë të saj, me të cilën kishin shkëlqyer edhe në Kampionatin Botëror, USA 1994.
GJYSMËFINALJA E PARË:
1 | Mali - Nigeria 1-4 |
GOLASHËNUESIT:
1 | C. Diarra 75 (M) - Echiejile 25 (N), Ideye 30 (N), Emenike 44 (N), Musa 60 (N)) |