Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESIKTAS LIDER

Gomez vendos derbin turk

Foto: Besiktas Official

Gomez vendos derbin turk


27 September, 2015 @20:01

Besiktas është lider i ri i Superligës turke, pasi që mposhti Fenerbahçen sonte në derbin e madh të Stambollit. 

Sulmuesi gjerman, Mario Gomez, ka shënuar golin vendimtar të ndeshjes (foto e artikullit), për të përcaktuar rezultatin përfundimtar, 3-2. 

Besiktas edhepse udhëhiqte 2-0 brenda 25 minutave të para të ndeshjes, ka pranuar një menjëherë, ndërsa më pas Robin Van Persie ka barazuar në pjesë të dytë, 2-2. 

Kur pritej që ndeshja të mos gjente fitues, Gomez doli përsëri në skenë dhe qëlloi me kokë për fitoren e madhe të ekipit të drejtuar nga Senol Gunes

Besiktas tash është lider i Superligës turke, me 13 pikë sa ka edhe Fenerbahçe e drejtuar nga Vitor Pereira, por ka golaverazh më të mirë. 


 
Të gjitha lajmet nga