Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - MANCHESTER UNITED

Granit Xhaka me supergol, Arsenali fiton ndaj Manchester Unitedit

Granit Xhaka me supergol, Arsenali fiton ndaj Manchester Unitedit


23 April, 2022 @15:28

Pas fitores ndaj Chelseat në mesjavë, sot Arsenali ka shënuar një tjetër fitore të madhe në luftën për top-katër.

Arsenali e mposhti sot 3-1 Manchester Unitedin, një prej rivalëve direkt për top-katër, për t’ia rritur vetit dhe për t’ia zvogëluar kundërshtarit të sotëm shumë gjasat për top-katërshe.

Pjesa e parë ishte tejet atraktive për futbolldashësit. Prodhoi plot 3 gola dhe plot raste për shënim.

Seria e golave u hap që në minutën e tretë, kur Tavares i Arsenalit shënoi me portën zbrazur për 1-0 pas një topi të rikthyer nga pritja e De Geas. Pas golit të pësuar, United reagoi duke krijuar disa raste, por ishte përsëri Arsenali ai që e gjeti rrjetën.

Me ndihmën e VAR-it, për Arsenalin u akordua një penallti (32’), nga e cila i saktë u tregua Saka për 2-0. Dy minuta më vonë, Cristiano Ronaldo me golin e tij të 100-të në Premier League e ngushtoi rezultatin në 2-1, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë United startoi mjaft mirë, duke krijuar plot raste për shënim. “Djajtë e Kuq” më së shumti iu afruan barazimit në minutën e 57’, kur Bruno Fernandes e shpërdoroi një penallti. Më pas, një gol iu anulua Cristiano Ronaldos, e në momentin më të keq të skuadrës së tij, në skenë doli Granit Xhaka, i cili me një bombë (70’) shënoi për 3-1 dhe kështu Arsenali e vulosi fitoren.

Tashmë, gjasat e United për top-katër zvogëlohen edhe më shumë, ndërkohë që për këtë pozitë Arsenali kundërshtar serioz e ka edhe Tottenhamin.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League