PARA NDESHJES, TURQIT TË KUJDESSHËM
Gunes: Skënderbeu di të jetë i rrezikshëm
26 November, 2015 @9:14
Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, sonte përballet me Besiktasin në Stamboll në kuadër të xhiros së pestë të fazës grupore të Europa League.
Para ndeshjes, trajneri i Besiktasit, Senol Gunes, ka thënë se ekipi i tij nuk duhet të marrë kampionin e Shqipërisë si punë e kryer por duhet të jetë i kujdesshëm.
“Ne natyrisht që kërkojnë fitoren në këtë ndeshje. Por Skënderbeu është ngritur në lojë me kohë. Ata kanë ekip të organizuar që dinë të mbrohen mirë dhe të sulmojnë kur duhet,” ka thënë fillimisht ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Vetë fakti që kanë mposhtur Sportingun flet shumë, që ata për çdo lojë po bëhen më të mirë. Në fakt, teorikisht ata kanë ende gjasa edhe për kualifikim, por ne do të tentojmë që të mos na befasojnë sonte dhe me fitore të sigurojmë pranverën në Europa League,” ka thënë Gunes.
Besiktas ka mposhtur Skënderbeun në ndeshjen e parë të zhvilluar në Elbasan 0-1. Skënderbeu, matematikisht, ende mund të sigurojë kualifikimin, por i duhet fitorja sonte patjetër. Besiktas mund të sigurojë kualifikimin me fitore ndaj Skënderbeut, nëse Lokomotiva mposht Sportingun në ndeshjen tjetër të grupit.
Sonte:
Besiktas - Skenderbeu | |||
Sporting - Lokomotiva |
TABELA E GRUPIT H:
1 | Lokomotiva RUS | 8 pikë | ||
2 | Besiktas TUR | 6 pikë | ||
3 | Sporting POR | 4 pikë | ||
4 | Skënderbeu SHQ | 3 pikë |
Xhiroja e fundit:
1 | Skenderbeu - Lokomotiva | |||
2 | Sporting - Besiktas |