Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER CITY 3-1 BRIGHTON & HOVE ALBION

Haaland arrin te 17-shi, City fiton

Haaland arrin te 17-shi, City fiton


22 October, 2022 @18:27

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka cuar shifrën e golave të shënuara në 17, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë!!! Pasi që me muskujt e tij fitoi duelin ndaj Adam Websterit shënoi të parën, ndërsa më pas me një penallti të fituar nga VAR shënoi të dytën.

Brighton i Roberto De Zerbit u përmirësua me kohë, ndërsa Leandro Trossard uli epërsinë e vendasve në përballjen e pasdites në Etihad dhe pati raste për të barazuar rezultatin në 2-2.

Por, disa sekonda pasi që Trossard në një rast tjetër humbi rastin karshi Edersonit, kapiteni i Manchester Cityt Kevin de Bruyne vulosi fitoren e ekipit të Pep Guardiolës për përfundimtaren 3-1 [Haaland 22, 43pen., De Bruyne 75 - Trossard 53].

Me fitore, City i afrohet në një pikë liderit Arsenal, ndërsa Brighton ende nuk ka fituar prej se u largua tranjeri Graham Potter, e italiani De Zerbi po kalon muajin e parë në Angli, pa fitore.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League