CITY - WOLVES

Foto: Premier League
Haaland hat-trick, City shumë i fortë për Wolves
22 January, 2023 @16:53
Pas fitores me përmbysje ndaj Spurs të enjten mbrëma, City ka shkëlqyer ndaj Wolves në Etihad sot.
Kriza e rezultateve tashmë është lënë pas, e City i udhëhequr nga i pandalshmi Haaland ka shënuar fitore bindëse 3-0 ndaj Wolves sot.
Goli i parë vonoi deri në minutën e 40’, për 1-0 pas 45 minutave lojë, e më pas City shpërtheu me të filluar pjesa e dytë, duke shënuar në minutat 49’ e 54’. Që të tre golat u shënuan nga Haaland, që tashmë ka 25 gola këtë sezon në Premier League, shifër e jashtëzakonshme.
Në vazhdim të ndeshjes më gola nuk pati dhe City e mbylli ndeshjen me fitore të pastër 3-0.
Kështu, City vazhdon luftën për titull ndaj Arsenalit, ndërkohë që Wolves rrezikon rënien nga elita e futbollit anglez, duke vazhduar të ketë probleme sidomos në repartin sulmues.