PAS NDESHJES
Foto: uefa.com
Haaland: Jam lodhur sonte
9 March, 2021 @23:21
Sulmuesi i ri brilant Erling Haaland në deklaratën e tij për media pas kualifikimit të Dortmundit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ka thënë se është lodhur, por vetë kualifikimi e bën atë të ndjehet mirë.
“Ka qenë ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Jam i lodhur tash, por kualifikimi na bën të ndjehemi mirë. E kemi ditur se do të jetë ndeshje tepër e vështirë, por kur shënuam në fillim e dinim se atyre do t’i duhen tre gola për kualifikim dhe kjo na lehtësoi pak punën,” ka thënë Haalnd, transmeton uefa.com.
Borussia Dortmund është bërë ekipi i parë këtë stinor që ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.