Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Hajvalia çon poshtë Prishtinën

Hajvalia çon poshtë Prishtinën


27 September, 2015 @16:54

Dominimi i Hajvalisë në pjesën e parë të ndeshjes ka qenë i mjaftueshëm për ekipin e Ismet Munishit, që të shënohet fitorja e radhës. 

Hajvalia me golat e Semir Zenelit dhe Fuad Karabegut ka mposhtur Prishtinën si mysafire sot në Stadiumin e Qytetit, për të regjistruar fitoren e tretë dhe për të vazhduar ngritjen në tabelë. 

Prishtina në pjesë të dytë u këndell dhe pas golit të kapitenit Driton Krasniqi kërkoi edhe barazimin, por në fund, djelmoshat e Ramiz Krasniqit u desht të pajtohen me humbje. 

TABELA AKTUALE

Përndryshe, kjo është fitorja e tretë e Hajvalisë në katër xhirot e fundit të Superligës.


 
Të gjitha lajmet nga