VASHAT
Hajvalia eliminohet me vetëm një humbje
28 August, 2016 @18:29
Skuadra e femrave të Hajvalisë ka treguar lojë të mirë edhe në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, mirëpo edhe kësaj radhe fitorja ka munguar
Sikurse në ndeshjen e kaluar ndaj skuadrës qipriote Apollon, edhe në ndeshjen e sotme ndaj skuadrës nga Ishujt Faroe, Klasvik, vashat e Hajvalisë ishin ato të cilat kaluan të parat në epërsi, me golin Zelfie Bajramajt në minutën 24’.
Por këtë epërsi ato nuk arritën ta mbajnë deri në fund, derisa ekipi kundërshtar barazoi në minutën 52’ për 1-1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Me këtë rezultat, Hajvalia e përfundoi grupin me tre pikë, ndërsa kualifikimin e siguroi skuadra Apollon, e cila vetëm ndaj Hajvalisë nuk kishte arritur të shënojë fitore.
Vllaznia pa pikë
Skuadra që e përfaqësoi Shqipërinë në Ligën Kampionëve të femrave, Vllaznia, pësoi humbje edhe në ndeshjen e tretë, për ta përfunduar grupin pa asnjë pikë, ndërsa kësaj radhe ajo u mposht nga Slovan Bratislava me rezultat 1-2.
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT TË HAJVALISË
1 | Apollon | 7 pikë | ||
2 | PAOK | 3 pikë | ||
3 | Hajvalia | 2 pikë | ||
4 | Klasvik | 2 pikë |
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT TË VLLAZNISË
1 | Zurich | 9 pikë | ||
2 | Pomurje | 6 pikë | ||
3 | Slovan Bratislava | 3 pikë | ||
4 | Vllaznia | 0 pikë |