NË PRISHTINË
Drenica triumfon si mysafire e Hajvalisë
28 August, 2016 @18:02
Futbollistët e Drenicës kanë shfrytëzuar për mrekulli epërsinë numerike në fushë ndaj Hajvalisë sot në Prishtinë, për tu kthyer në Skenderaj me tre pikë të arta.
Pas një ndeshjeje me disa gjysmëraste në pjesë të parë, Drenica morri iniciativën në lojë plotësisht kur Valon Bytyqi i Hajvalisë mori kartonin e dytë të verdhë dhe la shokët e tij me një lojtar më pak në fushë.
Kjo i mjaftoi djelmoshave të Afrim Jasharit që të kërkojnë me ngulm fitoren dhe mbrojtja e Hajvalisë nuk duroi deri në fund, kur Taulant Dajaku gjeti Drilon Osmanin për të shënuar golin e fitores.
Drenica tash prej dy ndeshjeve të para të stinorit ka pikë maksimale, 6, ndërsa Hajvalia mbetet pa pikë ende në stinorin e ri.