NË CYRIH
Pnishi e Brahimi, me fitore të radhës
28 August, 2016 @15:45
Grasshoppers ka shënuar fitoren e tretë të stinorit në Superligën zvicerane sot.
Ekipi nga Cyrihu ka mposhtur Young Boysin 4-1, ndërsa qendëmbrojtësi i Kosovës, Alban Pnishi ka qenë nga minuta e parë deri në minutën e 75-të në ndeshje.
Pnishi ka marrë edhe një karton të verdhë në këtë takim, ndërsa nga minuta e 60-të për ekipin e Grasshoppersit është angazhuar edhe mesfushori Mërgim Brahimi.
Grasshoppers ka 3 fitore nga 6 xhirot e para në Superligën zvicerane.