NË MERDARE
Hajvalia siguron vendin e dytë
14 May, 2016 @16:30
Një javë para fundit të kampionatit, Hajvalia ka siguruar të përfundojë në vendin e dytë, duke u bërë nënkampione e Kosovës për këtë stinor.
Ekipi i trajnerit Ismet Munishi e arriti këtë duke e mposhtur në Merdare skuadrën e Llapit me rezultat të thellë 0-3.
Golat e fitores për Hajvalinë i shënuan braziliani Sergio Junior, Azem Ahmeti dhe Leart Emini, derisa për vendasit golashënuesi i vetëm ishte Dardan Jashari që shënoi në minutën 90.
Hajvalia tani ka 58 pikë, tre më shumë se Trepça ‘89 që renditet në pozitën e tretë, por pa gjasë për ta kaluar në radhitjen tabelare për shkak të rezultatit më të mirë të Hajvalisë në ndeshjet e ndërsjella.