FAKT
Më shumë na votuan, se që na njohën!
13 May, 2016 @21:45
Numri i votave të marra për pranimin e Kosovës në FIFA, e kalon dukshëm numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Shteti i Kosovës aktualisht është i njohur nga 109 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara anembanë botës.
Por, ky numër nuk është edhe aq i madh nëse krahasohet me numrin e votave që u dhanë për pranimin e Kosovës në FIFA.
Kosova sot është pranuar në FIFA duke u votuar për nga 141 shtete, që do të thotë 32 shtete më shumë dhanë votën se sa numri i atyre që na kanë njohur pavarësinë deri më tani.